Ndërlidhjet

Baronesha Hayman viziton Tiranën



Kryetarja e Dhomës së Lordëve në parlamentin britanik baronesha Helen Hazman ka kërkuar nga ligjvënësit shqiptarë që të përfaqësojnë votuesit e tyre në Kuvend.

“Është detyra jonë, që si pozitë apo opozitë, t’i kërkojmë llogari qeverisë për vendimet apo politikat. Ne duhet të zhvillojmë ekspertizën përmes komisioneve parlamentare”, tha baronesha Hazman, e cila gjendet për vizitë në Shqipëri.

Baronesha Hayman e ka mbyllur fjalimin duke bërë thirrje për unitet dhe me thënien “Mos shikoni kisha e xhamija, feja e shqiptarit është shqiptaria”.
XS
SM
MD
LG