Ndërlidhjet

Abbas: S'ka bisedime pa ngrirje të ndërtimeve


Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas tha se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara nëse Izraeli nuk e vazhdon “ngrirjen” e ndërtimeve në kolonitë hebreje.

Fjalimi që Abbas pritet të mbajë gjatë kësaj jave në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të fokusohet në përpjekjet për t’i dhënë fund pushtimit izraelit të territoreve palestineze dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin.
XS
SM
MD
LG