Ndërlidhjet

Gyl: Jo armë bërthamore në Lindjen e Mesme



Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, do të kërkojë gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që Lindja e Mesme të jetë një zonë pa armë bërthamore.

Gyl ka bërë thirrje të ngjashme dhe në të shkuarën, por këtë rradhë kerkesa vjen në kohën kur raportet Turqi-Izrael janë të acaruara. Besohet se Izraeli zotëron armë bërthamore.

Në majin e këtij viti forcat izraelite ndërhyn ushtarakisht në një anije me ndihma humanitare, e cila synonte të thyente bllokadën në Rripin e Gazës. Nëntë qytetarë turqë humbën jetën gjatë këtij incidenti.
XS
SM
MD
LG