Ndërlidhjet

logo-print

Ban: Jo zvogëlimit të ndihmave për vendet e varfëra



Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun, ka kërkuar nga vendet donatore që të mos ndërpresin ndihmën për vendet e varfëra, pavarësisht problemeve ekonomike në nivel global. Apeli i Banit u bë në fillim të takimit tre ditor të udhëheqësve botërorë për të diskutuar mbi realizimin e objektivave të mileniumit.

Kryeministri spanjoll, Hoze Luis Rodrigues Zapatero kërkoi nga pjesëmarrësit të gjenden mënyra të tjera për të financuar programet që lidhen me luftën kundër varfërisë, urisë dhe ndryshimet klimatike. Spanja është një nga vendet e goditura keqazi nga kriza ekonomike.

Zapatero dhe presidenti francez Sarkozi kërkuan vendosjen e një takse për transaksionet financiare, e cila do të përdorej për të grumbulluar fonde për luftimin e varfërisë.

Banka Botërore raportoi se do të rrisë me 750 milionë dollarë fondet për arsimin gjatë pesë viteve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG