Ndërlidhjet

Pentagoni kundër shitjes së armëve ruse Sirisë



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts është i shqetësuar për planet ruse që t’i shesë sisteme armatimi anti-raketore Sirisë.

Pentagoni njoftoi se Gejts e ka diskutuar këtë çështje me homologun e tij izraelit, Ehud Barak. Izraeli, që është kufi me Sirinë, e kundërshton vendimin e Rusisë.

Të njëjtin shqetësim Gejts e ngriti dhe në takimin me ministrin e mbrojtjes së Rusisë gjatë vizitës që ai i bëri Uashingtonit javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG