Ndërlidhjet

Talibanët marrin përsipër rrëzimin e helikopterit



Zëdhënësi i talibanëve, Jusuf Ahmadi, deklaroi se ata kanë qëlluar helikopterin e forcave të NATO-s që u rrëzua në Afganistan. Nëntë ushtarë ndërkombëtarë, që janë pjesë e misionit në Afganistan, kanë humbur jetën dhe tre persona u plagosën nga rrëzimi i helikopterit.

Me viktimat e fundit numri i ushtarëve ndërkombëtarë të vrarë në Afganistan gjatë këtij viti ka shkuar në 529.
XS
SM
MD
LG