Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania synon vendin në KS të OKB-së


Gjermania synon që gjatë dy viteve të ardhshme të bëhet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky është qëllimi i qëndrimit të kancelares Angela Merkel dhe shefit të diplomacisë Gid Vestervelle në sesion e Kuvendit të Përgjithshëm të OKB, raporton shtypi gjerman.
Para nisjes në Nju Jork, Vestervelle vlerësoi se “Gjermani ka gjasa të mira”, por se “duhet të punohet shumë deri në çastin e fundit” që ky qëllim të jetësohet.
Shtypi gjerman raporton se kancelarja Angela Merkel dje ka filluar bisedimet me shefat e shteteve ose qeverive për të siguruar vota të mjaftueshme që Gjermania gjatë dy viteve të ardhshme të jetë anëtare e KS të OKB-së.
XS
SM
MD
LG