Ndërlidhjet

logo-print

File: Kosova dhe Serbia paralelisht në BE

  • RFE /RL

Shtefan File

Shtefan File

Rezoluta e Kombeve të Bashkuara për Kosovën hap dyert e Bashkimit Evropian për Serbinë dhe Kosovën, ka deklaruar komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan File. Në një intervistë për të përditshmen sllovake SME, File ka thënë se tash është me rëndësi të shihet se çfarë do të pasojë rezolutën.

“Ky është një akt me rëndësi që do të hapë dyert për zgjidhjen e shumë çështjeve, duke përfshirë edhe perspektivën evropiane, jo vetëm të Serbisë, por edhe të Kosovës. Me unitetin e dëshmuar në Nju Jork, kemi pushuar së foluri për perspektivën evropiane dhe kemi filluar që atë së bashku ta jetësojmë”, ka thënë File.

Komisionari i BE-s nuk ka dashur të përmendë asnjë datë për hyrjen e Kosovës dhe të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Me rëndësi është që procesi të zhvillohet paralelisht për të dyja vendet. Mendoj se askush nuk dëshiron të frenojë njërin vend që tjetri pastaj të zërë të parin. Ndaj secilit do të kemi qëndrim varësisht prej meritave”, ka thënë Shtefan File.

Ai ka hedhur poshtë vlerësimet se BE-ja është e rraskapitur nga zgjerimi dhe se nuk është e gatshme të pranojë vende të tjera.

File ka thënë se Kroacia shumë shpejt do të jetë kandidat 100 për qind i gatshëm për pranim në BE dhe njëkohësisht ka mbështetur edhe hyrjen e Turqisë në BE, sepse, siç ka thënë, BE-ja nuk është klub fetar. (m.k.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG