Ndërlidhjet

logo-print

Lajiç: Arrestimi i Mlladiçit, përparësi shtetërore



Serbia vazhdon me intensitet të plotë kërkimet për të akuzuarin Ratko Mlladiç, pasi zgjidhja e këtij problemi është përparësi shtetërore për Beogradin, tha Rasim Lajiç. Komentet e Lajiçit, i cili drejton Këshillin Kombëtar për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, u bënë pas deklaratave të kryeprokurorit Serzh Bramerz.

Lajiç tha se ishte i befasur nga pohimet e Bramerzit.

Zyrtari serb shtoi se Beogradi ka dorëzuar në Hagë avokaten Jelena Rashiq, lidhur me akuzat se ka korruptuar dëshmitarët që të flasin në favor të të akuzuarit Millan Llukiç.
XS
SM
MD
LG