Ndërlidhjet

Pakistan: 11 fëmijë vdesin në aksident trafiku



Të paktën 11 fëmijë e kanë humbur jetën në një aksident trafiku në pjesën pakistaneze të Kashmirit, kur furgoni me nxënës u rrokullis në lumë, njoftoi policia.

Vetëm ngasësi dhe katër fëmijë janë shpëtuar nga gjithsejt 30 sa gjendeshin në makinë. Fëmijët tjerë figurojnë si të zhdukur.

Policia tha se makina është nxjerrë nga lumi, por në të nuk është gjetur asnjë fëmijë.
XS
SM
MD
LG