Ndërlidhjet

Taxhikistan: 25 ushtarë vdiqën në sulmin e fundjavës



Ministria e Mbrojtjes tha se bilanci i të vdekurve nga sulmi i armatosur në autokolonën e ushtrisë në Taxhikistan është rritur në 25 trupa.

Ministria tha se dy ushtarë të tjerë vdiqën sot, duke e rritur bilancin e mëhershëm të 23 të vrarëve në sulmin e së dielës.

Të hënën, ministria tha se militantë të huaj islamistë nga Afganistani, Pakistani dhe Çeçenia ishin përgjegjës për sulmin.
XS
SM
MD
LG