Ndërlidhjet

logo-print

Franca synon lavdinë e vjetër në futboll



Ringritja e kombëtares së Francës pas debaklit në Botërorin 2010 nënkupton ndryshimin e kritereve të zgjedhjes së futbollistëve nga radhët e të rinjve, ku si shembull duhet të merret Spanja, tha traineri i kombëtares franceze, Laurent Blank.

"Kriteri i përzgjedhjes është shumë i rëndësishëm, dhe ai nuk është i njëjtë në futbollin spanjol dhe atë francez. Zgjedhja në Francë bëhej mbi bazën e aftësive fizike, kurse në Spanjë futbolli kërkon cilësi teknike", tha Blank.

"Kriteret në Francë nuk janë të mjaftueshme, na duhen kritere tjera", tha Blank, i cili dëshiron t'ia rikthejë kombëtares franceze lavdinë e vjetër.
XS
SM
MD
LG