Ndërlidhjet

Karzai sërish i fton talibanët t'i ulin armët



Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai e ka ripërsëritur thirrjen drejtuar talibanëve që t'i ulin armët me rastin e Ditës Botërore të Paqes.

"Ftoj të gjithë ata që kanë rrokur armët kundër Afganistanit ta shfrytëzojnë Ditën e Paqes që të kontribuojnë për paqen dhe të ndalin vëllavrasjen", thuhet në komunikatën e presidentit afgan.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka shpallur 21 shtatorin Ditë Botërore të Paqes, me qëllim që të ngritë vetëdijen për vendosjen e paqes ndërmjet njerëzve dhe popujve.
XS
SM
MD
LG