Ndërlidhjet

Zgjedhje të parakohshme në Moldavi



Gjykata Kushtetuese e Moldavisë vlerësoi se ushtruesi i detyrës së presidentit, Mihail Gimpu mund të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare planifikohen të mbahen kah fundi i nëntorit.

Forcat do t'i masin koalicioni qeverisës properëndimor i përbërë nga katër parti, dhe komunistët në opozitë, që janë partia më e madhe në vend.

Për shkak të shumicës së ngushtë të koalicionit qeverisës, Moldavia më shumë se një vit është pa president.

Referendumi që duhej të lejojë zgjedhjen e presidentit nga populli nuk doli i suksesshëm.


XS
SM
MD
LG