Ndërlidhjet

40 evropianë të rinj vriten çdo ditë



Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se më shumë se 15 mijë evropianë të rinj e humbin jetën në akte të dhunës për çdo vit, ndërsa rreth 40 % e vdekjeve janë pasojë e therrjes.

Në një raport mbi dhunën në Evropë, OBSH-ja tha se 40 vdekjet në ditë nga therrjet dhe sulmet tjera janë “humbje enorme për shoqërinë”.

Studimi zbuloi se mbajtja e thikës është e zakonshme në shumë vende evropiane, dhe se këtë e praktikojnë rreth 12 % e të rinjve.

Shkalla më e lartë e vrasjeve është në Rusi, Shqipëri, Kazakistan dhe shumë vende të Evropës lindore.
XS
SM
MD
LG