Ndërlidhjet

KB: Fjalimi i Ahmadinexhadit humbet në përkthim



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad mbajti një fjalim kaotik në ditën e dytë të samitit kundër varfërisë, por askush përpos atij dhe delegacionit të tij nuk e kuptoi se çfarë tha.

Ahmadinexhad e ndëpreu fjalimin për një minutë që të ankohet për përkthimin. Ai pastaj vazhdoi, por përkthyesit e Kombeve të Bashkuara thanë se ata vetëm po “lexonin nga teksti i përkthyer” dhe nuk i ndiqnin komentet e Ahmadinexhadit.

Sipas tekstit të përkthyer, Ahmadinexhad ka bërë thirrje për reforma të asaj që ai e quajti rend botëror “jodemokratik dhe të padrejtë”.
Salla e asamblesë ishte gjysmë e zbrazët kur ai fliste.
XS
SM
MD
LG