Ndërlidhjet

Rusia do shpenzojë 466 miliarda dollarë për armatim të ri



Rusia do të shpenzojë 466 miliarda dollarë deri në vitin 2020 për blerjen e armatimit të ri, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov.

"Kjo është shuma minimale, e cila do të na mundësojë t'i pajisim forcat tona të armatosura me armatim të ri", ka thënë ai.

Serdjukov i ka thënë agjencisë Blumberg se për herë të parë pas disa dekadash, Rusia do të mund të blejë armë nga Shtetet e Bashkuara, kundërshtarin e saj nga koha e Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG