Ndërlidhjet

Ban: Serbia dhe Kosova duhet të përfshihen në dialog



Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun e ka “theksuar rëndësinë e dialogut të Serbisë dhe Kosovës mbi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, njoftuan Kombet e Bashkuara.

Gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të kontribuar në këtë drejtim, Ban e ka paraqitur në takimet me tri udhëheqësit në margjinat e samitit mbi synimet e Mileniumit në Nju Jork, thuhet në komunikatën me titull “Serbia dhe Kosova duhet të përfshihen në dialog për kontestin”.

Ban Ki-mun ka biseduar për Kosovën me presidentin serb Boris Tadiq, presidentin e Sllovenisë Danillo Tyrk, dhe ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radoslav Sikorski, thuhet në komunikatën e OKB-së.
XS
SM
MD
LG