Ndërlidhjet

SHBA presin lidhje më të ngushta NATO-Rusi



Shtetet e Bashkuara thanë se samiti i planifikuar ndërmjet liderëve të NATO-s dhe presidentit të Rusisë Dimitri Medvedev, do t’i japë shtysë bashkëpunimit në fushat si lufta në Afganistan, mbrojtja raketore, si dhe luftimi i trafikimit të drogës dhe piraterisë.

Ambasadori amerikan në NATO, Ivo Daalder, tha se takimi i ministrave të jashtëm me homologun rus Sergei Lavrov do të shtrojë rrugën për samitin e nëntorit të 28 vendeve të NATO-s dhe Rusisë në Lisbonë.
XS
SM
MD
LG