Ndërlidhjet

Katërshja e fton Izraelin ta vazhdojë moratoriumin mbi ndërtimet



Katërshja për Lindjen e Mesme i ka bërë thirrje Izraelit që ta vazhdojë moratoriumin mbi ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Rusia, u takuan anash samitit kundër varfërisë në Nju Jork.

SHBA po përpiqen t’i mbajnë në jetë bisedimet paqësore, që filluan në 2 shtator.

Palestinezët thonë se do të tërhiqen nëse Izraeli e heq moratoriumin.
XS
SM
MD
LG