Ndërlidhjet

Arrestohet ish arbitri i Botërorit 2002



Një ish arbitër i Kupës Botërore në futboll është akuzuar në Nju Jork për trafikim të heroinës.

Bajron Moreno nga Ekuadori u kap në aeroportin Kennedy në Nju Jork me drogën e ngjitur në trupin e tij.

Moreno i referonte ndeshjet në Botërorin 2002, përfshirë ndeshjen kontraverze të eliminatoreve ndërmjet Italisë dhe mikpritësit, Koresë së Jugut.

Në vitin 2003, Moreno dha dorëheqje si arbitër.
XS
SM
MD
LG