Ndërlidhjet

logo-print

Holbruk: Progresi në Afganistan shkon ngadalë



Përparimi i ngadaltë në Afganistan vështirë se do ta lejojë presidentin Barak Obama që të fillojë t’i tërheqë trupat luftarake vitin e ardhshëm, tha Riçard Holbruk, emisar i posaçëm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin.

Holbruk pranoi se disa elemente civilë të strategjisë amerikane për stabilizimin e Afganistanit nuk po ecin me shpejtësinë e pritur, përfshirë përpjekjet për pajtim me luftëtarët e moderuar talibanë dhe integrimi i tyre në shoqëri.

Ashtu si zyrtarë tjerë amerikanë, Holbruk i ka lëvduar afganët për zgjedhjet e fundjavës, përkundër kërcënimeve dhe sulmeve të talibanëve për të prishur procesin zgjedhor.
XS
SM
MD
LG