Ndërlidhjet

Fuqitë botërore do t'i diskutojnë sanksionet e Iranit



Gjashtë fuqitë kryesore botërore, të cilat synojnë ta frenojnë programin bërthamor të Iranit, do të takohen sot për t’i shqyrtuar sanksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara kundër Teheranit.

Zyrtarët nga SHBA, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, gjithashtu do të diskutojnë mbi ofertën e presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad për t’i rifilluar negociatat.

Departamenti i Shtetit tha se Uashingtoni mbetet i gatshëm që “konstruktivisht të angazhojë Iranin”.

Zëdhënësi Filip Krouli shtoi se SHBA shpresojnë se iranianët do të shkojnë më tutje dhe të “përkushtohen për t’i adresuar shqetësimet ndërkombëtare mbi natyrën e programit bërthamor”.
XS
SM
MD
LG