Ndërlidhjet

Sejdiu takon ish-presidentin Klinton


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka marrë pjesë në një takim në Fondacionin “Clinton Global Iniciative” (Nisma Globale Klinton), në Nju Jork, i shoqëruar edhe nga kryeministri, Hashim Thaçi.

Sejdiu u takua me ish-presidentin amerikan, Bill Klinton, dhe me ish-sekretaren e Shtetit, Medlin Ollbrajt, me të cilët bisedoi rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, thuhet ne komunikatën nga Prishtina.

Sejdiu theksoi se në Kosovë është krijuar një realitet i ri, sidomos pas mendimit të qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe rezolutës së miratuar javën e kaluar në OKB.

“Nisma Globale Klinton” u themelua në vitin 2005 nga presidenti Bill Klinton, për të reflektuar besimin se bashkëpunimi në të gjitha fushat mundëson përballjen me sfidat e mëdha botërore.
XS
SM
MD
LG