Ndërlidhjet

Largohet kryekëshilltari ekonomik i Obamës


Këshilltari kryesor për ekonomi i presidentit amerikan Barak Obama, Lorens Samers, planifikon ta lëshojë Shtëpinë e Bardhë kah fundi i vitit.

Duke e shpallur dorëheqjen e tij, Samers tha se planifikon t'u kthehet ligjëratave në Universitetin e Harvardit.

Samers shihej si një nga kryearkitektët e politikës ekonomike të presidentit Obama.

Dorëheqja e tij vjen në prag të zgjedhjeve të nëntorit për Kongres.
XS
SM
MD
LG