Ndërlidhjet

SHBA: Gjykata Supreme lejon ekzekutimin e gruas


Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka refuzuar të bllokojë ekzekutimin e një gruaje, e cila do të jetë gruaja e parë që ekzekutohet në shtetin e Virxhinias.

Tereza Luis, 41 vjeçe, ka pranuar se ka komplotuar për të vrarë bashkëshortin e saj dhe djalin e tij.

Ajo është caktuar të vdesë nga injektimi vdekjeprurës të enjten.

Përkrahësit e saj thonë se ajo nuk është e aftë mentalisht dhe se ka qenë e manipuluar nga bashkëpunëtoret e saj.
XS
SM
MD
LG