Ndërlidhjet

logo-print

Zvicër: Gratë kanë shumicën në Qeveri


Gratë tash e kontrollojnë shumicën e ulëseve në degën ekzekutive të Zvicrës, vetëm më pak se katër dekada pasi fituan të drejtën e votës në zgjedhjet e përgjithshme.

Ligjvënësja socialdemokrate, Simoneta Somaruga, sot u zgjodh anëtare e kabinetit në votimin e katërt në parlament.

Beteja për ulësen e dytë të lirë do të zhvilohet sot pasdite, por fitorja e Somarugës u jep grave shtatë poste në kabinetin qeverisës në Zvicër.

Gratë zvicerane marrin pjesë në zgjedhje prej vitit 1971, pasi burrat ua dhanë të drejtat e plota në referendum.

Kantoni Apencel i pati bllokuar gratë të dalin në zgjedhjet lokale deri në vitin 1990.
XS
SM
MD
LG