Ndërlidhjet

Zannier mohon se UNMIK-u e pengon integrimin e veriut


Shefi i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zannier, ka reaguar ndaj raportit se "administrata e UNMIK-ut në Mitrovicë, po e pengon integrimin e veriut".

E përditshmja “Koha Ditore” ka publikuar në numrin e sotëm, një raport të Zyrës së Koordinatorit për zbatimin e strategjisë për veriun e Kosovës, në të cilin, mes tjerash thuhet se “UNMIK-u në Mitrovicë po pengon integrimin dhe po ndihmon mbijetesën e strukturave paralele në veri”.

Në një komunikatë për shtyp, zoti Zannier, për raportin thotë se “ka të pavërteta faktuale dhe përmban një numër pohimesh të pabaza”.

“Më vjen keq që autorët nuk janë konsultuar me mua apo zyrtarët adekuatë të Kombeve të Bashkuara gjatë përgatitjes së këtij raporti. Po ta bënin këtë, do të kishin mundësinë të publikojnë një raport të saktë”, thuhet në reagimin e zotit Zannier.
XS
SM
MD
LG