Ndërlidhjet

KB sigurojnë 40 miliardë dollarë për shëndetësi



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, shpalli se janë siguruar 40 miliardë dollarë për përmirësimin e shëndetit të grave dhe fëmijëve, për të cilat tha se do të ndihmojnë të shpëtohen miliona jetëra në mbarë botën.

Ban tha se qeveritë, filantropistët dhe grupet private janë zotuar me paratë për Strategjinë Globale për Shëndetin e Grave dhe Fëmijëve, e cila tha se mund të shpëtojë 15 milionë jetë deri në vitiun 2015.

Njoftimi u bë në kohën kur në Kombet e Bashkuara në Nju Jork po mbahet samiti mbi Synimet e Mileniumit për eliminimin e varfërisë.

Në mesin e folësve të sotëm janë presidenti amerikan, Barak Obama, dhe kryeministri i Kinës, Ven Xhiabao.

Takimi treditor në Nju Jork i ka mbledhur bashkë 140 udhëheqës nga vendet e pasura dhe të varfra, për ta rishikuar përparimin e bërë në drejtim të zvogëlimit të varfërisë.
XS
SM
MD
LG