Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Sulmohen për shkak të alkoolit


Mediat turke raportojnë se një grup banditësh ka sulmuar disa njerëz që po merrnin pjesë në një mbrëmje që mbahej jashtë një galerie arti.

Grupi që bëri sulmin duket se ishte i zemëruar nga fakti se disa pjesëmarrës të ndejës konsumonin pije alkoolike. Kjo mbrëmje që u mbajt natën e së martes është organizuar me qëllim që të shënohej hapja e një ekspozite në këtë galeri.

Raportet e mediave thonë se 30 persona të armatosur me shkopinj dhe gurë i kanë sulmuar galeritë duke iu thyer xhamat. Policia ka përdorur substanca lotsjellëse.

Pesë persona raportohen të lënduar, ndërsa incidenti në përgjithësi do t'i rikthejë debatet rreth shqetësimit për sekularizmin e Turqisë.

Kohëve të fundit, në Turqi ka shqetësime rreth politikave të qeverisë me rrënjë islamike rreth profilit të Islamit në shtetin që zyrtarisht është sekular dhe zbehjen e tolerancës.
XS
SM
MD
LG