Ndërlidhjet

Arrestohet një nga komandantët e talibanëve në Afganistan


Forcat e NATO-s në Afganistan thonë se trupat e saj dhe forcat afgane kanë arritur që të zënë një komandant të rëndësishëm të talibanëve në veriun e Afganistanit.

Komunikata e NATO-s thotë se Maulavi Roshan merret si një nga anëtarët më të rëndësishëm të talibanëve në krahinën e Kunduzit i cili gjithashtu mban pozitën e zëvendësit të guvernatorit në qeverinë hije të talibanëve në këtë krahinë.

Forcat e NATO-s në Afganistan thonë se Roshan është arrestuar të marten dhe është marrë në pyetje nga autoritetet afgane.

Në të njejtin njoftim gjithashtu thuhet se 16 persona të dyshuar se janë kryengritës janë vrarë të marten në dy incidente të ndara në krahinat Khost dhe Helmand.

Ndërkaq njoftohet se një ushtarë danez është vrarë gjatë përleshjeve që kanë ndodhur në Helmand, të mërkuren.
XS
SM
MD
LG