Ndërlidhjet

BH: Shumë kontrabandues në pranga


Autoritetet boshnjake kanë arrestuar 22 oficerë policie si pjesë të një operacioni që kishte për qëllim goditjen e kontrabanduesve të cigareve.

Prokurorët thonë se policët kanë qenë në mesin e 60 të arrestuarve në një operacion që përfshinte tërë territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ky vend për një kohë të gjatë ka qenë pikë tranzite për kontrabandues të armëve, drogës dhe njerëzve që kanë dashur të shkojnë drejt Evropës perëndimore.

BE-ja i ka vënë si kusht kryesor Bosnjës luftimin e krimit të organizuar me qëllim që boshnjakët më pas të fitojnë të drejtën për të udhëtuar pa viza në vendet e zonës shengen.
XS
SM
MD
LG