Ndërlidhjet

Lidershipi kosovarë vazhdon lobimin në Nju Jork


Takimet e liderëve në Nju Jork kanë vazhduar edhe gjatë orëve të pasdites sipas orës tonë lokale. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe Kryeministri, Hashim Thaçi janë takuar me Emirin e Katarit, vend ky që sipas liderëve kosovarë vendimin për njohjen e Kosovës e ka vetëm çështje proceduriale.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm Hyseni ka zhvilluar takime me homologët e tij nga Botswana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një njoftim të mëhershëm të Institucioneve kosovare thuhej se Presidenti i shoqëruar nga kryeministri Thaçi kanë marrë pjesë në një takim në Fondacionin “Nisma Globale Klinton”. Sejdiu u takua me ish-presidentin, Bill Klinton, dhe ish-sekretaren e Shtetit, Medlin Ollbrajt, me të cilët bisedoi rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG