Ndërlidhjet

logo-print

Mbahet takim i rëndësishëm NATO - Rusi


NATO dhe Rusia kanë mbajtur një takim të rëndësishëm të mërkuren në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Takimi që kishte nivelin e Ministrave të Jashtëm mbahet pas kërkesës së NATO-s që Rusia të përgjigjet në ftesën e aleancës 28 anëtarëshe për mbajtjen e një samiti me pjesëmarrje të liderëve të shteteve në Lisbon më 20 nëntor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen në fjalinë e tij që hapi këtë takim nënvizoi se marrëdhëniet në mes të NATO-s dhe Rusisë “i janë nënshtruar një transformimi unik.” Në takim, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton bëri thirrje për rishikimin e një marrëveshjeje të kohës së Luftës së Ftohtë për kufizimin e trupave dhe armëve të cilënb Rusia e kishte shpallur të ngrirë nga ana e saj para tre vjetësh.

Klinton ju ka kërkuar NATO-s dhe Rusisë që të rrisin bashkëpunimin në fusha si mborjtja raketore, doktrina ushtarake dhe kontrollimi i narkotikëve. Megjithatë, Klinton e ka refuzuar iniciativen ruse për një arqitekturë të re të sigurisë në Evropë që kohë më parë ishte propozuar nga Presidenti rus, Dmitri Medvedev.


Takimi është pritur që të prek edhe tema të tjera si p.sh bashkëpunimi në mes të NATO-s dhe Rusisë në Afganistan si dhe planin amerikan për mbrojtje raketore.
XS
SM
MD
LG