Ndërlidhjet

SHBA: Mirëpritet fuqishëm ndalesa e furnizimit rus në Iran


Shtetet e Bashkuara thonë se “fuqishëm” e mirëpresin vendimin e presidentit të Rusisë, Dmitri Medvedev, për ndalimin e furnizimit me armatim rus për Iranin, në linjë me sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, për shkak të programit atomik të këtij vendi.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë lavdërohet zoti Medvedev, se ka treguar “udhëheqje” duke e ndaluar transferin e armatimit të avancuar rus në Iran, përfshirë edhe sistemit kundërajror S-300.

Në njoftim, mëtutje, theksohet se kjo lëvizje tregon se si “Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë për së afërti kah interesat e përbashkëta dhe siguria globale”.

Rusia e kishte nënshkruar një marrëveshje për furnizim me sistemin e sofistikuar S-300 për Iranin, para disa vitesh, por ky furnizim nuk ishte realizuar për shkak të kundërshtrimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
XS
SM
MD
LG