Ndërlidhjet

Izrael: Refuzohen gjetjet e hetimeve të OKB-së për sulm në anije


Qeveria e Izraelit i ka hedhur poshtë gjetjet e hetimeve nga Këshilli për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, që ka konkluduar se ushtria izraelite veproi në mënyrë ilegale dhe me nivel joproporcional të dhunës, gjatë ndërhyrjes në anijet me ndihma për Rripin e Gazës, me ç’rast ishin vrarë nëntë vetë.

Ministria e jashtme e Izraelit e kundërshtoi raportin si “anues” kundër Izraelit dhe ka theksuar se Izraeli ende po i zhvillon hetimet e veta dhe, poashtu, po merr pjesë në hetimet e mbështetura nga Zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Në raportin e tij, Këshilli për të drejtat e njeriut i OKB-së, tha se kishte “dëshmi të qartë” për ta mbështetur ndjekjen potenciale të zyrtarëve izraelitë, për aksionet e ushtrisë, në muajin maj të këtij viti.

Në raport theksohet se ushtarët izraelitë vepruan me “brutalitet të një niveli të papranueshëm”.

Izraeli thotë se ushtarët e tij vepruan në vetëmbrojtje.
XS
SM
MD
LG