Ndërlidhjet

Taxhikistan: Pesë militantë të vrarë nga operacioni ushtarak


Zyrtarët në Taxhikistan thonë se pesë militantë të dyshuar islamikë, janë vrarë gjatë një operacioni ushtarak, që për cak kishte militantët e fajësuar për një sulm, nga i cila u vranë 25 ushtarë të Taxhikistanit.

Raportohet se qeveria e ka filluar një ndërhyrje me makina të blinduara dhe me helikopterë në rajonin Rasht, për t’i goditur militantët.

Nuk ka pasur raporte për viktima në radhët e forcave qeveritare.

Ministria e mbrojtjes e Taxhikistanit, thotë se militantët islamikë nga Afganistani, Pakistani dhe rajoni i Çeçenisë në Rusi, kanë marrë pjesë në sulmin vdekjeprurës të së dielës në konvojin e ushtrisë së Taxhikistanit.

Zyrtarët thonë se grupi udhëhiqet nga Mullo Abdullo, komandant militant, që ka luftuar në luftën civile në Taxhikistan, në periudhën 1992-1997.
XS
SM
MD
LG