Ndërlidhjet

Forbes: Bill Gejts – amerikani më i pasur në 17 vitet e fundit


Për të 17 vit me radhë, bashkëthemeluesi i kompanisë Majkrosoft, Bill Gejts, është emëruar amerikani më i pasur.

Në raportin e saj të fundit për njerëzit më të pasur në Shtetet e Bashkuara, revista Forbes, vlerëson se pasuria e zotit Gejts është 54 miliardë dollarë, pra katër miliardë më tepër se sa që kishte vitin e kaluar.

I dyti në listë është Uaren Bafet, me pasuri prej 45 miliarda, pason Larri Elison me 27 miliarda dollarë e kështu me radhë.

Më i riu, në listën e 400 personave më të pasur në Shtetet e Bashkuara, është 26 vjeçari, Dastin Moskovic, bashkëthemelues i rrjetit Fejsbuk, me pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG