Ndërlidhjet

Obama do të kërkojë veprime për procesin në Lindjen e Mesme



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do t'u bëjë thirrje liderëve botërorë sot që të bashkohen rreth procesit paqësor në Lindjen e Mesme.

Në fjalimin në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme, Obama do t'i ftojë udhëheqësit e botës që t'i lënë anash ndasitë dhe përçarjet lidhur me konfliktin, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Ai do t'u thotë atyre se "paqja duhet të bëhet nga izraelitët dhe palestinezët", por pjesa tjetër e botës gjithashtu ka "përgjegjësi që ta bëjë pjesën e vet".

Obama do të flasë në sesionin e 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së sot pasdite.

XS
SM
MD
LG