Ndërlidhjet

Al Xhazira akuzon NATO-n për arrestimin e gazetarëve



Televizioni Al Xhazira e akuzoi NATO-n se është përpjekur të bëjë presion për transmetimin e luftës në Afganistan pas arrestimit të dy xhiruesve të saj.

Rrjeti televiziv me seli në Doha të Katarit, tha se dy afganët ishin arrestuar në kuadër të “përpjekjeve të udhëheqësve të ISAF-it për ta kufizuar mbulimin” e konfliktit.

Al Xhazira tha se forca e ISAF-it ka konfirmuar arrestimin e kameramanëve, me akuzën se punojnë për kryengritësit për ta nxitur propagandën talibane.

ISAF-i ende nuk i ka komentuar akuzat.
XS
SM
MD
LG