Ndërlidhjet

Hagë: Sot fillon seanca statutore ndaj Haradinajt



Sot në Hagë, në orën 15.00, fillon Konferenca statusore në gjykimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Dhoma e apelit e Gjykatës së Hagës më 21 korrik e anuloi lirimin e Haradinajt me arsyetimin se procesi origjinal është shënuar me frikësime të dëshmitarëve, dhe ka vendosur që rigjykimi të mbahet pjesërisht.

Në gjykimin e parë të Haradinajt në prill të vitit 2008, ai u lirua nga të 37 akuzat.

Gjykimi do të përsëritet pjesërisht edhe ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.
XS
SM
MD
LG