Ndërlidhjet

logo-print

Eshton: Dialogu Kosovë - Serbi të fillojë sa më parë



Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të fillojë sa më shpejt, ka deklaruar kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.

Por, ajo ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të bien dakord për kushtet e bisedimeve.

“Është me rëndësi që dialogu të fillojë tani”, ka thënë Eshton në intervistë që u botua në disa gazeta të Beogradit.

“Sa më herët, aq më mirë, por duhet të sigurohemi që ato të jenë mirë të përgatitura”, ka thënë Eshton.

Ajo ka shtuar se “Bashkimi Evropian ka ofruar që t’i lehtësojë bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës” me qëllim që t’u ndihmojë të dy vendeve në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

“Sidoqoftë, ky është dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Qëllimi është që dy palët të shkojnë drejt BE-së, dhe të lirohen nga çdo pengesë në rrugën drejt integrimit evropian”, ka thënë Eshton.
XS
SM
MD
LG