Ndërlidhjet

Kolumbi: Vritet lideri i kryengritësve



Qeveria e Kolumbisë tha sot se e ka vrarë udhëheqësin e kryengritësve të Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë, (FARC).

Prokurori i Kolumbisë Gulermo Mendoza tha se armata ka vrarë Jorge Brikeno Suarez, kreun e operacioneve ushtarake të FARC-ut në një betejë mëngjesin e sotëm.

Shtetet e Bashkuara kishin ofruar shpërblesë deri në 5 milionë dollarë për informatat që do të çonin në arrestimin apo dënimin e liderit rebel.

XS
SM
MD
LG