Ndërlidhjet

Irani thotë se i ka arrestuar autorët e shpërthimit



Irani tha se ka arrestuar anëtarët e grupit përgjegjës për shpërthimin që shkaktoi vdekjen e 12 njerëzve citoi televizioni shtetëror ministrin e zbulimit, Hejdar Moslehi.

Sulmi ndodhi dje gjatë paradës ushtarake në qytetin veriperëndimor, Mahabad në shënimin e 30 vjetorit të fillimit të luftës Iran-Irak.

Më herët, autoritetet thanë se pas sulmit qëndrojnë militantët “kundërrevolucionarë”, të cilët kanë mbështetje nga jashtë, përfshirë SHBA-të dhe Izraelin.

“Grupi që e kreu këtë sulm terrorist është arrestuar dhe shpresojmë se do të dënohet”, ka thënë Moslehi.

Asnjë organizatë nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
XS
SM
MD
LG