Ndërlidhjet

logo-print

Haradinaj do rigjykohet në nëntor ?



Në Tribunalin e Hagës, sot u mbajt seanca statutore ndaj ish kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe dy të akuzuarve të tjerë, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Në seancë nuk u caktua një datë për fillimin e rigjykimit, por prokuroria dhe mbrojtja u pajtuan që të takohen pas një muaji, për të përcaktuar edhe datën finale.

Mbrojtja e Ramush Haradinajt ka kërkuar fillimin sa më të shpejtë të rigjykimit, ndërsa si datë e mundshme është përmendur 4 nëntori.

Seanca e re statutore është caktuar të mbahet në 26 tetor.

Dhoma e apelit e Gjykatës së Hagës, më 21 korrik vendosi rigjykimin e ish-kryeministrit të Kosovës, me arsyetimin se procesi fillestar është shënuar me frikësime të dëshmitarëve, dhe ka vendosur që rigjykimi të mbahet pjesërisht.

Në prill 2008, Haradinaj ishte liruar si i pafajshëm nga të 37 akuzat që e ngarkonin.
XS
SM
MD
LG