Ndërlidhjet

Irani kritikon Rusinë për ndalimin e eksportit të armëve



Ministri i Mbrojtjes në Teheran e ka kritikuar Rusinë për ndalimin e shitjes së sistemeve kundër ajrore S-300 Iranit.

Kritikat e gjeneralit Ahmad Vahid u bënë një ditë pasi presidenti Dimitri Medvedev e lëshoi dekretin për ndalesën, i cili gjithashtu e ndalon eksportin e tankeve, aeroplanëve, anijeve dhe teknologjisë së raketave balistike në Iran.

Dekreti gjithashtu ndalon tranzitin e dërgesave të armëve për Iranin nëpër territorin e Rusisë.

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e presidentit të Rusisë, Dmitri Medvedev.
XS
SM
MD
LG