Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Miliona protestues kundër reformave pensionale



Miliona njerëz dolën në rrugët e Francës për të protestuar kundër planeve të presidentit Nikolas Sarkozi për reforma në sistemin pensional.

Përveç kësaj, grevat e përgjithshme e çrregulluan transportin publik dhe shërbimet shtetërore, si shkollat dhe shërbimet postare.

Sindikatat thanë se rreth 2.9 milionë njerëz kanë marrë pjesë në demonstratat që u zhvilluan në më shumë se 230 qytete.

Ministria e brendshme tha se numri i protestuesve ishte rreth një milion.
XS
SM
MD
LG