Ndërlidhjet

logo-print

Obama takon kryeministrin kinez



Presidentiamerikan Barak Obama dhe kryeministri kinez, Ven Xhiabao u takuan sot në kohën e acarimit të tensioneve për politikën monetare.

Ven tha se kishte ardhur në SHBA në "frymën e bashkëpunimit", dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kina mund të punojnë bashkë në çështjet ekonomike dhe financiare.

Obama ndërkaq e lëvdoi dialogun SHBA-Kinë, dhe i theksoi përpjekjet e Kinës për stabilizimin e ekonomisë botërore pas krizës më të rëndë në disa dekadat e fundit.

Të hënën, Obama e paralajmëroi Pekinin se marrëdhëniet ekonomike dypalëshe duhet të jenë "dy-kahëshe".

XS
SM
MD
LG