Ndërlidhjet

Irani mund t'u kthehet bisedimeve bërthamore në tetor



Lideri iranian Mahmud Ahmadinexhad raportohet të ketë thënë se Irani me gjasë do të zhvillojë bisedime mbi programin bërthamor të tij.

Agjencia iraniane ISNA citon Ahmadinexhadin të ketë thënë për një televizion japonez se ai “e sheh mundësinë që bisedimet e tilla të mbahen në tetor”.

Në qershor, Këshilli i Sigurimit i KB e miratoi raundin e katër të sanksioneve kundër Iranit, i cili si kundërpërgjigje tha se do t’i pezullojë bisedimet deri në shtator.
XS
SM
MD
LG