Ndërlidhjet

Obama: Aleanca SHBA - Japoni, gurthemel i sigurisë në botë



Presidenti amerikan Barak Obama i ka përshëndetur marrëdhëniet SHBA-Japoni, duke i quajtur “gurthemel” i paqes dhe sigurisë në botë.

Obama i bëri këto komente në takimin me kryeministrin e Japonisë Naoto Kan në margjinat e samitit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Ne përsëri e riafirmuam rëndësinë rëndësinë e aleancës SHBA-Japoni, jo vetëm për stabilitetin rajonal, jo vetëm për sigurinë e dy vendeve tona, por besojmë se ajo është gurthemel i paqes dhe sigurisë në botë”, tha Obama.

Takimi u mbajt në kohën kur Japonia është përfshirë në një mosmarrëveshje me Kinën për ndalimin e kapitenit të një anijeje peshkimi kineze afër disa ujdhesave në Detin e Verdhë, të cilat pretendohen nga të dy vendet.
XS
SM
MD
LG